Koha e mbjelljeve/ I gjenden fara kanabisi në banesë, arrestohet 34-vjeçari në Berat

0
164

Policia e Beratit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik në banesë iu sekuestruan 1.2 kg fara kanabisi.
Indikacionet e policisë e ardhura në rrugë operative se shtetasi me inicialet M.H., kryente shpërndarje të lëndëve narkotike rezultuan të sakta pas kontrollit të banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet rreth 1.2 kilogramë kanabis, kapet dhe vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.H., 34 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndës narkotike, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M.H, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe fara të dyshuara si ato të bimës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here