Koha kur ndalohej të ndiqej moda-Kujtimet e studentes së Gjirokastrës

Nga Dhurata Hamzai/

Mes librave ne biblioteke, gjej nje foto amatore te bere ne dhomen e konviktit, viti II i universitetit . Ishte viti 1989. Kjo foto me kujton paradokset e diktatures, ku jetuam rinine tone, e kur ndalohej qe te ndiqej moda e nuk gjeje as dok per pantallona ne dyqane. …Por me kryesorja konsideroheshe e rrezikshme per shoqerine, nese doje te krijoje identitetin tend ne veshje. Normale per mbikeqyresit e jetes sone quheshin vetem ato fundet me kuadrate e pala si te burrave skoceze, qe i vishnin 2 ne cdo 3 studente. Nje te tille nuk do ta vishja dot kurre??. Me kujtohet se per te prere kete pallto, me zor kam siguruar nje flete katalogu nga nje shoqe dropullite qe i kishte ardhur me pako nga Greqia. Kaq mjaftonte…. se rrobaqepesit e asaj kohe i qanin vet pastaj. Per sa u perket pantallonave, gjysma e studenteve e kishin krijuar tashme trendy n e tyre. Bliheshin pantallona kadife te zakonshme, i ngushtonin pas trupit dhe ne fund, pastaj i kruanin tek pjesa mbi gjunje me nje cope xhami per t, u hequr pushin e qe te ngjanin si te vjetra. Kur mberrinim deri aty, kercisnin fleterrufete publike neper mure. Akuzat ishin se ndiqnim moden borgjezo revizioniste. Me borgjezo revizionist nenkuptohej i gjithe globi me perjashtim te Shqiperise. ???. Ne fakt ne ato vite, keto lloj pantallonash i kishin kthyer ne trendy gjysma e studenteve, por se di pse diktatura prirej t-u bente fleterrufe per ndjekjen e modes vetem studenteve qe kishin trupin me te bukur. ??

L’image contient peut-être : 1 personne, intérieur
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment