Koha për … forcë !

0
679

Nga Skerdjan Dhuli 

Te dielen Kavaja do ti marre cadres tone vemendjen kombetare, pse jo edhe me gjere ne rrafshin diplomatik, pasi aty qeveria ka vendosur te beje votime (jo zgjedhje) per te ligjeruar ndihmesin e Elvis Rroshit. Nje nga arsyet pse jemi ne ate cader, e ne kete proteste te paprecedente, eshte edhe Rroshizimi i politikes Shqiptare nga ai qe sot (dhe pak dite) eshte Kryeminister. Beteje e pafundme ajo e ligjit te dekriminalizimit, qe me ne fund shoket e Rames qe i mori ne paraburgim, ti nxirrnim nga institucionet. E natyrisht kete beteje e fituam. E fituam vetem, duke treguar forcen tone dhe mbi te gjitha argumentat tona per nje kauze te tille, qe eshte kthyer ne nje malinj te pasherueshem mbi institucionet por edhe mbi shoqerine shqiptare. Nese kthehemi pas ne kohe, kur PD bojkotoi Parlamentin derisa prej aty te dilnin te gjithe kriminelet qe fillonin nga vrases, trafikante droge, trafikante prostitutash e deri tek hajdut shtepish ne Itali e gjetke, nderkombetaret e Tiranes kishin pak a shume te njejtin qendrim si sot…stabiliteti, institucionet, beteja Parlamentare e te tilla argumenta qe pare nga jashte duken si normale. Por nese i pyesje: “Po ne vendin tuaj, a ndodh qe nje vrases te behet deputet, dhe me pas te pretendoje te votoje Reformen ne Drejtesi ?”, aty nuk kishin me pergjigje. Madje turperoheshin dhe beheshin gati te iknin nga takimi. Kete na thone edhe sot. “Hyni ne zgjedhje”, “institucionet”, “Kushtetuta”, “stabiliteti”, e gjera te tilla qe ne fakt jane nje fabul e degjuar prej 27 vitesh ne Shqiperi. Edhe kjo beteje qe PD ka ndermarre tani, eshte e tille. Beteje per jete a vdekje. Ku kunder nuk jane vetem bandat kriminale ne pushtet, milionat e tenderave qe jep qeveria, mediat e blera, pronare bisnesesh milionere qe mbahen me leket e Shqiptareve te varfer dhe qe ne fund cojne haracin te qeveria, milionat e droges qe i mbiu Shqiperise si metastaze kanceri ne cdo qelize te saj, por se fundmi jane edhe disa eksponente nderkombetare ne Tirane, qe paguhen disa mijera Euro nga taksat e Europianeve apo Amerikaneve, dhe ne ngrohtesine e salloneve luksove, na thone se ne duhet te ikim nga kjo beteje per hir te stabilitetit, per hir te institucioneve, nderkohe pune e madhe se dorezuam demokracine dhe pluralizmin politik, gje te cilen vuajtem 50 vjet per ta pasur. E ne kulmin e kesaj historie, vijne votimet (jo zgjedhje) ne Kavaje, ku PD ka paralajmeruar aksionin e saj nepermjet protestes per te bllokuar kete farse qe Rama perpiqet tju shes Shqiptareve si norme. Me pak fjale “Ku je Enver Hoxha”… Dilema eshte: Si do te sillet PD ne Kavaje diten e zgjedhjeve ? Ne fakt per mua nuk eshte dileme, sepse une e kam te qarte cfare duhet te bejme. Shkurt e shqip… koha per forcen tone. Koha qe ne ti tregojme se ai nuk mundet kurre te shkele mbi trupat tane. Ti tregojme se ketu jane idealet tona, vlerat tona, qendresa jone, morali yne, historia jone, dhe ne fund prova jone qe me 18 qershor nuk do lejojme kurre te behen votime (jo zgjedhje) pa opozite. Demokracia eshte marre me force, dhe per tu mbrojtur duhet durim por edhe shume force. Ne Kavaje te dielen kutite e votimit duhet te mos kene jete. Ne Kavaje te dielen demokratet e Kavajes duhet te behen barrikade force (bashke me ndihmen tone) qe votimet te mos behen. Me mire thyejme 50 kuti votimi ne Kavaje, sesa vuajme 50 vjet ne kurriz Edi Ramen qe eshte ne prag te deres se diktatures. E di qe mendimin per ti thyer kutite ka shume miq ne PD qe nuk e mbeshtesin. Fundja mendimi ndryshe eshte forca jone me e madhe sepse pikerisht ketu kemi lindur si ideal me perpara, e me pas si force politike. Por koha ka treguar e ka vertetuar se nese nuk ben rezistence, e nese nuk tregon se sa te jesh ti aty, Politika eshte nje lloj ujku qe te shqyen ne cdo sekonde. Dhe qe ne te mos kemi nje dite te zeze per demokracine ne 18 qershor, te dielen ne Kavaje duhet te tregojme se Jemi Ketu. Prandaj miqte e mi, Kavaja eshte prova jone e 18 Qershorit. E nese duam ta shpetojme Shqiiperine, duhet ta bejme me pare ne Kavaje. Demokratet e kane ngritur Partine Demokratike nga hiri ne ’97-en per ta sjelle ne pushtet ne 2005, e jane po aq te denje edhe sot per ti dale zot asaj dhe Shqiperise. Prandaj ma njoftoni qeverine, qe te dielen tokemi ne Kavaje.

Aty do te nis edhe fundi juaj !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here