“Komandanti” është bërë më keq se Çavez dhe Maduro! Me Tërmetin, na nxori mallin e Enver Hoxhës me “Rroftë Komandanti!”

Partia Demokratike ka hyrë në Komisionin e Integrimit Europian me të gjithë deputetët e saj dhe i ka akuzuar kolegët e mazhorancës se po u mohojnë të drejtën e fjalës, po i censurojnë me qëllim pasi nuk duan të shikojnë dhe dëgjojnë realitetin në vend; nga ana tjetër, sipas tyre, kryeministri Edi Rama shfaqet pa pushim në rrjetet sociale.

“Si u trafikua ligji nga Fatmir Xhafaj”, ishte boshti i protestës së opozitës në këtë komision. “Ju doni të pengoni zërin e opozitës, – iu drejtua Vokshi, deputetëve të mazhorancë. –  Po bëni censurë totale. Po bëni censurë totale, menduat që nuk do ta zhvillonim mbledhjen. Nëse ka një pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit, jeni ju. Ju bojkotoni komisionet. A ka mazhorancë të bojkotojë komisionet?!  Nuk ndodh.

Mos censuroni! Po sulmoni opozitën! 7 orë në ditë kemi në ERTV, “Komandantin”; është bërë më keq se Çavez dhe Maduro! Me Tërmetin, na nxori mallin e Enver Hoxhës me “Rroftë Komandanti!”, ironizoi Vokshi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment