Komiteti i Ekspertëve: Ka pasur një përkeqësim por masat nuk do të ndryshojnë

Komitetit Teknik të Ekspertëve ditën e sotme ka njoftuar se masat shtrënguese për parandalimin e Covid-19, nuk do të ndryshojnë.

Sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli pavarësisht se në vend ka një përkeqësim të shifrave me infektimet, nuk është para e nevojshme për të ndryshuar masat shtrënguese.

“Niveli i masave shtrënguese do mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen tek zbatimi i masave dhe kështu nuk ka vend për shtrëngime të mëtejshme” tha Mira Rakacolli.

Ekspertët kanë bërë thirrje edhe një herë që qytetarët të vaksinohen si dhe të ruajnë distancën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment