Komiteti i ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat anti-Covid

Pavarësisht konfirmimit të variantit Omicron ën Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekpertëve vendosi që të mos ketë ndryshimin të masave anti-Covid. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se natën e ndërrimit të viteve nuk do të ketë orë policore. Ajo shtoi se zbatimi i kufizimeve nuk po realizohet në mënyrën e duhur.

Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Për momentin do të mbeten në fuqi të njëjtat masa që kemi dhe sot. Ora policore do mbetet e njëjtë, 23:00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve. Ora policore nuk ka lidhje me organizmin e aktiviteteve, por me lejimin e lëvizshmërisë së njerëzve përgjatë asaj nate”, tha Rakacolli.

Shefja e spitalit Infektiv Najada Çoma ngriti si shqetësim pacientët në moshë të re. Ajo tha se numri i të rinjve që ka nevojë për trajtim spitalor është rritur, ndërsa shtoi se shumica është e pavaksinuar.

“Numri i personave të shtruar në covid 1 dhe 3 është në gjendje të qëndrueshme, rreth 140 pacientë. Numri i të shtruarve në spital në moshë të re është rritur dhe 30% i takojnë grupmoshës 19 deri në 40-45 vjeçare. Pjesën madhore e zënë personat e  pavaksinuar”, tha Çomo.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment