Konferenca e perbashket ne Kakavije/ Çuçi ne delir : Zhdukem kanabisin, Shqiperia nuk eshte me vend i origjines se droges ne Itali


Ne nje konference te perbashket per mediat ne Piken Kufitare te Kakavijes Komisonierja per ceshtjet e brendshme e KE Ylva Johansson dhe Ministri i Brendshem ne Shqiperi Bledi Çuçi u ndalen tek krimi organizuar dhe emigracioni i paligjshem i cili kryhet nepermjet kesaj pike . Sipas komisioneres se puneve te brendshme te KE Shqiperia ka ende pune ne arritjen e standardeve per sa i perket emigracionit te paligjshem dhe goditjes se tij nga ana e policise shqiptare ne bashkepunim me FRONTEX si dhe venien para drejtesise te krimineleve.
Johansson ka theksuar rendesine e bashkepunimit midis policise shqiptare dhe FRONTEX per luftimin e trafiqeve dhe parandalimin e rasteve te krimit te organizuar per kete duhet me shume pune dhe angazhim nga nje vend si Shqiperia per te plotesuar kushtet qe BE i ka vendosur nese deshiron anetaresimin.
Nga ana tjeter Ministri i Brendshem Bledi Çuçi tek sa ishte duke folur nga pika e Kakavijes ka kaluar ne delir duke i faturuar vetes dhe qeverise suksesin se tashme ne Itali ka me pak droge qe vjen prej Shqiperise krahasuar me vitin 2016 . Çuçi nuk ka ngurruar as te sulmoje opoziten ose sic ai ka dashur ta emertoj “skeptiket” per sa i perket “arritjeve” te qeverise ne luften kunder trafikut dhe krimit te organizuar .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment