Konfirmohen 1,124 raste të reja me Covid, 14 humbje jete në 24 orë

0
151

Vijon rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 1,124  raste të reja me COVID-19, nga 4254 testime të kryera. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë, raportimin ditor të rasteve bën të ditur se betejën me sëmundjen e kanë humbur 14 qytetarë.

Në total, numri i të infektuarve shkon në 85,336 që nga fillimi i pandemisë, kurse ai i viktimave në 1460.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë,  aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Sa i përket rasteve fatale, e humbën jetën si pasojë e COVID-19,  6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here