Konflikt në mes të Tepelenës, plagoset 58 vjecari me thikë, emri i agresorit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Tepelenës mesditën e sotme. Një i ri nga Fieri, ka tentuar të qëllojë për vdekje me thikë, një bashkëqytetarin e vet.

Motivet e kësaj ngjarjeje, ngelen mister, por sipas Policisë së Tepelenës, kanë qenë për shkak të një debati që është zhvilluar mes banorëve të një qyteti.

Edmir Korcari 31 vjecar nga Fieri, është arrestuar menjëherë nga forcat policore, pasi u pa të qëllonte me thikë ndaj bashkëqytetarit të tij O.D. 58 vjec. Plagët e përfituara nga kjo goditje, nuk kanë qenë aq shumë serioze sa t’i rrezikonte jetën 58 vjecarit, por megjithatë, ai është dërguar për në spitalin e qytetit ku rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e krimit dhe 1700 lekë ku i mbante me vete agresori.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment