Kongresi refuzon veton e presidentit Obama ndaj A.Saudite për padinë e 11/9

0
279

Kongresi ka votuar për të shkelur veton e presidentit Barak Obama për një projekt-ligj që do të lejojë familjet e viktimave të 11 shtatorit të padisin zyrtarët e Arabisë Saudite.

Në refuzimin e parë të vetos që ju bë presidentit Barak Obama gjat presidencës së tij, Senati votoi 97-1 dhe Dhoma e Përfaqësuesve 348-77, që do të thotë se ligji miratohet
Obama tha për CNN se miratimi i këtij ligji ishte një gabim.
Presidenti argumentoi se ligji mund të ekspozojë kompanitë amerikane , trupat dhe zyrtarët amerikane që veprojnë jashtë shtetit të paditen.
Drejtori i CIA-s, John Brennan tha se votimi mund të ketë “pasoja të rënda” për sigurinë kombëtare..
Dhoma dhe Senati këtë vit pavarësisht nga përpjekjet lobuese të administratës së Obamës, miratuan unanimisht legjislacionin, i njohur si Drejtësi Kundër Sponsorve të Terrorizmit (JASTA), /BBCnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here