Konicë, sekuestrohen 530 kg kanabis, dy shqiptarë në pranga

Një sasi prej 530 kg kanabis u sekuestrua nga Antidroga e Janinës në afërsi të fshatit Konicë disa km larg kufirit shqiptar, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Lënda narkotike ishte ngarkuar në një rulotë me targa greke, e marrë me qera nga dy shtetas shqiptarë të moshave 53 dhe 26 vjeç, të cilët u vunë menjëherë në pranga. Autoritetet greke thanë se droga ishte fshehur në brendësi të rulotës dhe ishte ndarë në 180 pako. Mësohet se dy të arrestuarit do ta dërgonin lëndën narkotike në Athinë, ku dhe do të shpërndahej më pas në tregun lokal. Droga ka kaluar nga Kakavija në sytë e policëve shqiptarë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment