Konkursi për drejtor spitali të Gjirokastrës, ja tre kandidatët që testuan njohuritë

Sot u zhvillua provimi me shkrim për përzgjedhjen e drejtuesve të spitaleve Rajonale.

Për Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, garuan tre kandidatë një mjek, një inxhinier dhe një ekonomist.

Të tre kandidatët që kërkojnë të fitojnë postin e drejtorit të Sputalit Rajonal, kanë plotësuar kriteret e vendosura për konurim.

Ata janë Miri Mahilaj me profesion mjek, Fadil Bojo me profesion inxhinier dhe Alfred Bita me profesion ekonomist.

Të tre kandidatët i përkasin Partisë Socialiste dhe i janë nënshtruar fazave të testimit për t’u përzgjedhur.

Si Mahilaj, Bojo dhe Bita, kaluan fazën e parë të testimit me shkrim ditën e sotme dhe më pas, do të konkurrojnë në fazën e tretë, atë të provimit me gojë, me një komision Ad-Hoc të ngritur të përbërë nga ekspertë të shëndetësisë dhe menaxhimit në Shqipëri, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të menaxhimit spitalor.

Me përfundimin e fazes së tretë, do të kryhet klasifikimi në bazë të pikëve të mbedhura në secilën fazë, për të shpallur drejtorin e ri të Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment