Koronavirus/ Tre të infektuarit nga Fieri, nga i njëjti fshat

0
160

Harta e të prekurve nga koronavirusi këtë mesditë të premteje u shtua me Fierin, ku zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë tha se janë 4 raste të zbuluara vetëm gjatë ditës së sotme. I pari ishte një 66 vjeçar nga Patosi që mbëriti nga Italia për të festuar ditëlindjen e nënës së tij, ndërsa tre rastet e tjera janë nga i njëjti fshat i Fierit dhe që të gjithë të mbërritur nga Italia në Shqipëri.
Saktësisht, tre prej tyre janë nga fshati Dërmenas, njësia administrative Dërmenas dhe një nga Patosi. Ata janë pjesëtarë të së njëjtës familje dhe kanë ardhur nga Italia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here