Koronavirusi/ Çekia rikthen gjendjen e jashtëzakonshme nga 5 tetori

0
218

Sipas REL qeveria e Republikës Çeke ka miratuar propozimin që ky vend të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se, për së paku dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufizojë tubimet në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, do të ndalojë pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, do të mbyllë shkollat e mesme dhe do të kërkojë nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale. Ai tha se teatrot dhe kinematë do të mbeten të hapura, por jo shfaqjet muzikore dhe opera. Çekia ka 67,843 raste pozitive dhe 636 viktima. Raste aktive janë 34,448, ndërsa të shtruar në spitale janë 825 pacientë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here