Koronavirusi/ Pllakos heshtja në Gjirokastër

0
154

Qyteti i Gjirokastrës është zgjuar sot i heshtur .Frika dhe paniku i përhapur prej disa ditësh ka bërë që qytetarët të vetizolohen në shtëpitë e tyre, shumica. Ndërsa të tjerë janë larguar drejt fshatrave apo zonave malore me qëllimin e vetëm ti ‘ shpëtojnë virusit’ .
Bizneset kanë ulur qepenat që prej mbrëmjes së djeshme , ato që kanë mbetur hapur janë supermarketet, furrat e bukës dhe disa lokale , këto të fundit për shkak të moszbatimit të urdhërit nga ana e instancave për ruajtjen e distancave të tavolinave janë gjobitur nga ISHSH , 4 prej tyre me 100 mijë lekë të rinj . Nga ana tjetër fasoneritë kanë zbatuar udhëzimet e ‘shtetrrethimit’ të paktën për ditën e sotme duke mbyllur portat. Mungesa e maskave ,medikamenteve farmaceutike ka shtyrë qytetarët të vetizolohen pasi ndihen të rrezikuar të ekspozohen në ambjentet e jashtme.
Deri më tani në farmacitë e qytetit është e pamundur të gjesh maska apo dorashka pasi ato kanë mbaruar që një ditë mëparë.
Nga ana tjetër tregjet ushqimore dhe ai industrial në Gjirokastër janë mbyllur për disa ditë . Gjithashtu që prej ditës së djeshme transporti publik është pezulluar.
Por ajo që duhet theksuar është se dezinfektimi në qytet ka ndodhur në pjesë të caktuara dhe kryesisht në institucionet shtetërore ndërsa larg qendrës së qytetit , në lagjet periferike asgjë e tillë nuk ka ndodhur , a thua se aty nuk banojnë qytetarë.
Konkretisht në Gjirokastër nuk ka ende asnjë person , zyrtarisht , mbartës të Koronavirusit . Kjo është panorama deri tani në qytetin e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here