Koronavirusi/ Mbi 10 mijë të prekur në Itali teksa vendi është i izoluar

0
142

Italia ndërmori dje masën me ekstreme që nga shpërthimi i koronavirusit duke karantinuar të gjithë shtetin.
Raportimet e fundit të mediave vendase flasin për 8,514 persona të prekur me koronavirus në të gjithë Italinë, 529 më shumë se dje ose një rrije me 6.6%.
“Nga Lombardia jemi në pritje të një azhurnimi, të dhënat nuk janë të plota në pritje të rezultatit të tamponëve të mëtejshëm “, citohet kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli nga La Republica.
Numri i përgjithshëm i rasteve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, i ka tejkaluar dhjetë mijë.
Gjithsej në Itali ka patur 631 viktima, 168 më shumë krahasuar me dje çka do të thotë se ka një rritje prej 36.2%.
Rastet e vdekjeve të reja nuk u shkaktuan “nga koronavirusi por janë njerëz që kishin koronavirus midis sëmundjeve të ndryshme “, saktësoi Borrelli.
Ndër grup-moshat atyre që kanë humbur jetën, 2% janë midis 50 dhe 59 vjeç, 8% midis 60-69 vjeç, 32% midis 70-79 vjeç, 45% midis 80-89 vjeç dhe 14% mbi 90 vjeç .
Numri i të prekurve në terapi intensive është shtuar me 19.6%. raportohet se janë shtuar 144 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm në 877.
Por një shifër shpresëdhënëse është ajo e numrit të rasteve të shëruara. Ato janë rritur me 38.6%, pasi sot janë 280 të shëruar më shumë në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here