Koronavirusi/Meta: Nuk ka vend për panik

0
152

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave për të apeluar dhe njëherë për përgjegjshmëri maksimale për të përballuar situatën nga koronavirusi pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri. Meta i ftoi qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situatë.

“Ftoj qytetarët të përballojnë me përgjegjësi dhe qetësi këtë situatë, të respektojnë me rigorozitet protokollet mjekësore. Nuk ka vend për panik, por nuk ka vend kurrësesi për nënvlerësimin më të vogël nga të gjithë institucionet. Në këtë situatë kërkohet përgjegjësi maksimale. U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të marrin masa për sigurimin e mjeteve mbrojtëse të domosdoshme, veçanërisht për mjekët dhe infermierët”, tha Meta.

“Po e ndjek situatën hap pas hapi dhe bashkë me institucionet do të bëjmë çdo gjë për të qenë pranë çdo qytetari dhe për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate. Apeloj për plane të detajuara për çdo strukturë, plan veprimi të qartë për strukturat shëndetësore, plan të detajuar ekonomik për veprimet financiare mbështetëse”, shtoi Kreu i Shtetit.

Sipas Metës, “mësimet e nxjerra nga vende të tjera më të zhvilluara janë instrumentet më të sigurta për të përballuar këtë situate”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here