Koronavirusi: Pse Danimarka po ndërmerr hapa për të rifilluar jetën normale?

0
211

Prurë në shqip nga Ejvlana Skënderi/

Nga Adrienne Murray

Supermarket në Funen që përdor ndarës për të ndihmuar blerësit të ruajnë distancën.

Danimarka është duke ndërmarrë hapat e parë për të lehtësuar masat shtrënguese të ndërmarra në luftën kundër koronavirusit.

Nga e mërkura, fëmijët nga mosha 11 dhe më të vegjë do të rikthehen në shkolla dhe kopshte pas më shumë se një muaj izolim. Danimarka është ndër vendet e para europiana që po synon të lehtësojë masat shtrënguese ashtu siç ishte një nga vendet e para që i ndërmori këto masa. Kryeministrja e vendit Mette Frederiksen shprehet se është e rëndësishme që vendi mos mbahet më tepër seç duhet i mbyllur. Përhapja e koronavirusit duket të jetë nën kontroll dhe qeveria dëshiron që ekonomia të rifillojë. Por, ajo shprehet gjithashtu se lëvizjet e Danimarkës do të jenë të ngadalta dhe të kujdesshme, duke i krahasuar ato me ecjen në litar.

“Nëse vendi do të hapet shumë shpejt,- shprehet kryeministrja – do të rrezikojm dhe njëherë përhapjen më të lartë të virusit dhe do të na duhet të fillojmë nga e para.”

Kufijtë e Danimarkës sidoqoftë, do të qëndrojnë të mbyllur.

Rrugët bosh në Kopenhangen.

Vendet e tjera që po fillojnë lehtësimin

Norvegjia dhe Austria po tërheqin dalëngadalë masat shtrënguese. Në Austri disa dyqane do të hapen këtë të martë, duke u ndjekur më pas nga restorantet dhe hotelet në Maj. Në Norvegji, fëmijët do të rikthehen në kopshte në datën 20 prill dhe shkollat do të fillojnë një javë më pas.

Në Bullgari marketet e fermerëve po rihapen. Në Republikën Çeke, dyqanet e materialeve të ndërtimit dhe biçikletave janë rikthyer dhe rregullat janë lehtësuar për qëndrimin në hapësirat publike.

Spanja, e cila së bashku me Italinë ishin ndër vendet më të goditura nga Covid-19, synon të rikthejë dhe punonjësit jo-thelbësorë në punë të hënën dhe do të shpërndajë maska nëpër stacione.

Megjithatë, për shumë vende të tjerë , duket se lehtësimi ende nuk ka . Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab, u shpreh se është ende shumë herët për të konsideruar një strategji dalje. Gjithashtu kreu i OBSH është shprehur kundër lehtësimit të masave të qëndrimit në shtëpi shumë herët.

Përse është Danimarka gati të rifillojë lëvizjen?

Duke bërë krahasimin me vendet e tjera europiane, Danimarka ishte ndër vendet që veproi më shpejt. Një numër kufizimesh u paraqitën që në 11 Mars, 12 ditë përpara se masat të ndërmerreshin dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Grumbullimet u kufizuan deri në 10 veta, forca punëtore u urdhërua të qëndronte në shtëpi dhe kufijtë u mbyllën.

Danimarka është në kontrast të fortë me vendin fqinj Suedinë, e cila e vazhdoi ekonominë dhe jetën normalisht dhe vetëm ditët e fundit vendosi grupimet jo më shumë se 50 veta, nga 500.

Gjithashtu, izolimi i Danimarkës ka qenë shumë më pak shtrëngues se ai në Francë apo në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk ka asnjë urdhër për qëndrimin në shtëpi. Dhe pse baret, palestrat dhe parukeritë janë të mbyllura shumë dyqane qëndrojnë hapur.

Të dhënat shëndetësore tregojnë që masat po japin efektin e duhur.  Hans Joern Kolmos, proferor në Universitetin e Danimarkës Jugore thotë që vendi është gati për një rihapje të kontrolluar.

A e ka parë Danimarka pjesën pas kulmit të përhapjes?

Deri në datën 11 Prill Danimarka, ka regjistruar rreth 6000 rast dhe 260 vdekje nga koronavirusi. Ç’është më e rëndësishme është që numri total i të shtuarve dhe pacientëve në terapi intensive ka rënë që nga fillimi i muajit.

Profesor Kolmos shprehet se spitalet e vendit kanë ende kapacitet, kjo si në shtretër, në terapi intensive apo në respiratorë. Sidoqoftë, vendi duhet të jetë gati për një sulm të ri të virusit dhe prandaj duhet të rriten ende kapacitetet testuese.

Çfarë do të ndryshojë?

Hapja mund të jetë më e vështirë se izolimi.

Rregullat për shkollat janë ende duke u formuluar. Do të duhet më tepër ditancë përmes fëmijëve, regjim më të rreptë pastrimi dhe higjiene dhe më tepër klasa në natyrë.

Presidenti i Unionit të Mësuesve Danezë, Dorte Lange, shprehet se kjo nuk do të jetë një ditë normale shkolle që nga fillimi. Të gjithë anëtarët e unionit po pyeten në lidhje me menaxhimin e situatës, pasi të gjitha shkollat ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Ka shumë mundësi, që shumë shkolla nuk do të jenë ende gati të hapen.

Duket se ka patur reagime të përziera midis prindërve. Një grup në Facebook i quajtur “Fëmija im nuk është kafshë eksperimentimi për Covid-19” (“My kid should not be a Guinea Pig for Covid-19”) ka arritur mbi 35000 anëtarë.

Gjithsesi, profesor Kolmos këmbëngul që hapja e shkollave fillimisht, ka kuptim sepse fëmijët duken mos të jenë prekur në masë dhe se është mënyra e vetme që prindërit të mund të rikthehen në punë.

Anne Eskerod Borgstroem, drejtoreshë e kërkimit të tregut shprehet se ndihet e qetë të dërgojë përsëri fëmijët në shkollë dhe se është më e lehtë për të, të kryejë punën në shtëpi. Komunikimet e qeverisë kanë qenë të qarta dhe i japin besim. Menaxhimi i kësaj krize ka marrë suportin publik. Sipas një sondazhi 86% e danezëve e aprovonin këtë metodë.

Rifillimi ka ende rrugë dhe Danimarka nuk ka përfunduar ende me të

Izolimi ka ndryshuar komplet jetët dhe shumë nga masat shtrënguese do të qëndrojnë deri në datën 10 Maj, kur qeveria synon të ndërmarrë hapa të tjerë.

Një nga baret që ka zhvendosur biznesin në trotuar.


Është ende e paqartë se kur disa biznese si restorantet do të rihapin dyert e tyre. Kjo industri po vuan si një e tërë. Kasper Bungaard Christensen, një nga pronarët e dy restoranteve në Kopenhagen, deklaron se kjo industri mund të ketë humbur deri në 60% të të ardhurave të tyre. Një ndalim dhe në festivalet dhe eventet e mëdha u ka bërë të heqin dorë dhe nga restorantet lëvizëse. Çdo gjë në kalendarin e tyre është e fshirë është shprehur ai. Ata po fokusohen në shërbimin në shtëpi dhe shpresojnë se biznesi do rikthehet në normalitet në verë. 20 veta nga stafi i tyre janë dërguar në shtëpi, por vazhdojnë të paguhen falë skemës së kompensimit krijuar për të shmangur largimet nga puna. Biznesi paguan 10% të pagesës së tyre dhe pjesa tjetër paguhet nga qeveria

“Kur e gjitha kjo të mbarojë”, shprehet Christensen, mund t’i shikojmë ata në sy dhe ata të mund të punojnë përsëri për ne.”

Miliarda koronë danez janë përdorur për paketat e shpëtimit. Lars Sandahl Soerensen, shef ekzekutiv i Konfederatës së Industrisë Daneze, shprehet se do të duhen ende më shumë.

“Me hapjen graduale, shumë vende pune dhe biznese do tu duhet ndihmë nesë do të mbijetojnë.” – shprhet Soerensen.

Hapja do të kërkojë kohë dhe do të ketë mjaft rregulla të reja. Kryeministrja është shprehur gjithashtu se nuk mendon se do të ketë jetën normale përpara koronavirusit. 

Burimi: https://www.bbc.com/news/world-europe-52226763

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here