Kotzias – Bushati ritakohen në Tiranë

0
156

Në mesditë, Kotzias mbërriti në selinë e Ministrisë së Jashtme, ku u prit nga ministri Bushati. Flamuri grek qëndronte përkrah atij shqiptar përpara godinës, si për t’i uruar mirëseardhjen ministrit grek, i cili Tiranën e vizitoi për pak orë.

Bushati dhe Kotzias zhvilluan për disa minuta një takim kokë më kokë, për t’i lënë vendin më pas një dreke më pak zyrtare. Vizita e shefit të diplomacisë greke vjen vetëm dy javë nga dhënia e autorizimit nga presidenti Meta, për lëshimin e plotfuqishmërisë për grupin negociator.

Palët janë optimiste për mbylljen e të gjitha çështjeve që I kanë ndarë prej vitesh. Ndër to është abrogimi i “ligjit të luftës” me Shqipërinë nga Greqia. Në faqen e vet zyrtare Ministria e Jashtme greke pohon se Të dy ministrat do të konsiderojnë hapat e ardhshëm, në kuadrin e dialogut në vazhdim për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura

Ende me pikëpyetje mbetet data e vizitës së kryeministrit grek, Tsipras, në Tiranë, vizitë gjatë të cilës kryeministri Rama ka deklaruar se do të firmoset një dokument i ri i i miqësisë dhe bashkëpunimit strategjik me fqinjin tonë jugor.

Pas Tiranës, Nikos Kotzias do të niset drejt Vjenës, atje ku me homologun maqedonas Dimitrov do të nisë të tjera negociata, po ashtu të rëndësishme, për çështjen e emrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here