Krasniqi përlotet: Unë dhe populli im kemi duruar shumë padrejtësi

Ish-kryeparlamentari dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi është emocionuar teksa ka folur në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale.
Ai ka adresuar kritika të ashpra për këtë gjykatë dhe në jo pak momente emocionuese gjatë deklarimit të tij, atij i është dridhur zëri dhe është përlotur.
“Unë dhe populli im kemi mbajtë shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasë nevojë për një tjetër padrejtësi”, tha Krasniqi, duke e ndërprerë fjalinë në gjysmë pas emocioneve.
“S’do të ndihesha mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, theksoi Krasniqi.
I emocionuar, ai foli për përpjekjen e UÇK-së për çlirimin e Kosovës.
“Cilësimi i prokurorit që ne jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për ne që luftuam gjatë, nuk ka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë e shtetndërtimit, që i arritëm me SHBA, BE, NATO, OKB e bashkë ishim e jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare e shtetformuese. Ndërmarrje e përbashkët kriminale ishte edhe është koka e saj në Beograd e mbështetësit e politikave të Beogradit. Besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar, që së paku është mbi 30 vjeç e jeton në vendet e demokracive perëndimore, me vlerat e kësaj bote, që veçohet me vlerat e të drejtat e liritë e njeriut”.
“Për mua është bërë një padrejtësi e madhe, dhe do ta mbaj edhe këtë padrejtësi. Atë që s’e mban guri e mban njeriu”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment