Kreu i PEISH apelon: Asnjë mësues nga pakica egjiptiane

0
156

Kreu i PEISH per Gjirokastren Gramoz Braho, ka apeluar tek institucionet arsimore ne Gjirokaster, qe te jene me disponibel persa i perket angazhimit ne institucionet publike arsimore, te mesimdhenesve nga komuniteti egjiptian.

Ne nje deklarate per mediat, zoti Braho i ka kujtuar drejtueses se re te Zyres Vendore te Arsimit ne Gjirokaster edhe VKM qe legjitimojne perfitimin e shtresave ne nevoje sipas kategorive te percaktuara ne ligj. Zoti Braho ka vene theksin qe mos te ngaterrohet pakica egjiptiane me ate rome dhe rrjedhimisht sipas tij po vihet re nje rritje fiktive e pakices rome ne arsimin parauniversitar.

Shqetesimet qe ka ngritur kreu i PEISH Gjirokaster, jane teresisht te bazuara dhe kerkojne zgjidhje prej autoriteteve vendore te arsimit.

Me poshte deklarata e plote e kryetarit te PEISH Gjirokaster Gramoz Braho.

Me fillimin e vitit të ri shkollor në cilësinë e Kryetarit të Partisë për Europianizim dhe Integrim ( Dega Gjirokastër) kam detyrimin për të informuar qytetarët e Gjirokastrës, institucionet arsimore, mediat për sa i përket udhëzimit të përbashkët Nr. 18, datë 20.08.2019 për vitin shkollor 2019 – 2020 në sistemin arsimor parauniversitar.
Së pari do kërkoja nga institucionet arsimore qëndrorë dhe vendore që ky udhëzim të shihet me kujdes për disa arsye të cilat po i rendis si më poshtë:

  1. Për paisjen e kategorive të ndryshme me tekstet shkollore falas të zbatohet me përpikmëri, pasi aty është përfshirë këtë vit dhe V.K.M, nr. 107, datë 10.02.2010, ku përfitues janë disa kategori të shtrsave në nevojë.
  2. Mos të ngatërrohet pakica egjiptiane me pakicën rome dhe mos të rritet fiktivisht numri i pakicës rome në arsimin parauniversitar.
  3. Të zbatohet me përpikmëri për sa i përket përfshirja e arsimtarëve të pakicës egjiptiane duke ju referuar dhe portalit ” Mësues për Shqipërinë”
    Sigurisht që ne do jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet arsimore vendore dhe qëndrore sepse në vitet e kaluara edhe pse kemi punuar mjaft që kategoritë e ndryshme të përfitojnë nga politikat sociale sigurisht që sot nuk kemi asnjë arsimtar në arsimin parauniversitar nga pakica egjiptiane.
    Në lidhje me kopshtet meqënëse drejtoresha e sapo zgjedhur vendore e Gjirokastrës ka pasur fatin të punojë me organizatat rome dhe egjiptiane për integrimin e tyre, jam i bindur se do shohim më në fund qoftë edhe një edukatore nga pakica egjiptiane.
    Së shpejti do ju informojmë edhe për kategoritë që përfitojnë.
    Shpresojmë që institucionet të jenë bashkëpunuese dhe mos të lihen për ditët e fundit, sipas traditës qeverisëse!

ve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here