Kreu i OSHEE në Lezhë, i “cmendur” pas Edi Ramës, poster në zyrë në vend të fotos së Ismail Qemalit

Teksa hyn në zyrën e drejtorit të OSHEE në Lezhë, zbulon diçka absurde brenda saj. Drejtori Armand Zhuka, i cili njihet dhe si shoqëruesi personal i kryeministrit Edi Rama, e ka kthyer zyrën e tij, në një zyrë partie. Në fotot duket punonjësi i shtetit, duke punuar “nën shoqërinë” e kryeministrit Rama. Zhuka ka vënë një poster të madh elektoral të Edi Ramës. Në fakt, me ligj vetëm një figurë lejohen e me format normal dhe ai është Ismail Qemali ndërsa në realitet për Zhukën Edi Rama na qenkësh “formuesi” i shtetit shqiptar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment