Kreu i PD Roland Bejko, mesazh urimi per Pashkët

0
670

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka uruar besimtarët e krishterë në Gjirokastër, me rastin e Pashkës, festës më të madhe të besimtarëve ortodoksë e katolikë. Për Jugunews.net zoti Bejko ka përcjellë mesazhin e tij drejtuar besimtarëve kristianë në Gjirokastër.

Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe, miqësi, kthjelltësi.

Është kënaqësi t’i urosh Pashkët besimtarëve kristianë dhe kjo kënaqësi është e shumëfishtë po të kujtosh se këtë urim ia dedikoj një pjese të mozaikut të mrekullueshëm multireligjioz shqiptar, atij mozaiku që prej shekujsh ka funksionuar aq mrekullisht duke mundësuar marrëdhënie ndërfetare paqësore mes besimeve tona në jug të vendit. Pashkët bartin një numër simbolikash nga më domethënëset, më të bukurat dhe më të vlefshmet-është shprehur zoti Bejko.

Pashkët me anë të simbolit të përsosjes përmes sakrificës, na japin shembullin aq të vyer të rrugës sa të mundimshme dhe të bukur drejt Virtytit. Ato na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë. Pashkët na rievokojnë rëndësinë e të rënit dëshmor të njeriut për njeriun.

Lejomëni t’ju kujtoj gjithashtu se po të mendojmë nga pak çdo ditë për Sakrificën e Krishtit, bëhemi më të mirë, më të urtë, më të butë, më të dashur, më të njerëzishëm, për vete, për tjetrin, dhe për të gjithë-përfundon mesazhin e tij drejtuar besimtarëve kristianë gjirokastrit, kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here