Kreu i PESH Gjirokastra Gramoz Braho, në Tendën e Lirisë në krahë me Bashën

Kreu i PESH Gjirokastër Gramoz Braho, i bashkohet Tendës së Lirisë në Tiranë. Përfaqësues të kësaj force politike e cila ka mbështetje të plotë tek komuniteti egjiptian në Shqipëri, kanë qenë sot pjesë e Tendës së Lirisë në kryeqytet, ku opozita shqiptare është mbledhur prej tre javësh, për të kërkuar qeveri teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kauza e opozitës, është përkrahur edhe nga drejtues të PESH mes të cilëve edhe Gramoz Braho i cili njëkohësisht është këshilltar i kësaj force politike në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës dhe njëkohësisht, punonjës në Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e Gjirokastrës që kontrollohet nga LSI. Braho i cili duket në krahë me liderin e opozitës Lulzim Basha, duke folur para tubuesve në Tendën e Lirisë ka përkrahur kauzën e opozitës shqiptare për një qeveri teknike dhe i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet dhe krijojë formimin e qeverisë teknike. Tashmë zgjedhja e PESH, është e qartë, ata do t’i bashkohen koalicionit opozitar kundër koalicionit qeverisës dhe këtë e dëshmoi sot edhe përkrahja që i dhanë koalicionit opozitar, drejtuesit e kësaj partie mes të cilëve edhe vetë Braho.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment