Krimet seksuale me të mitur, shqetësim në rritje vitet e fundit, problem rehabilitimi i viktimave

Në Shqipëri, krimet seksuale me të mitur janë të përhapura dhe ky shqetësim po rritet nga viti në vit. Ndonëse shifrat zyrtare nuk janë përfaqësuese të gjithë tablosë së fenomenit, të dhënat nga Prokuroria e përgjithshme tregojnë se 5 vitet e fundit u proceduan penalisht 104 persona për kryerjen e krimeve seksuale apo seksuale me të mitur, kryesisht nën 14 vjeç. Prej tyre, më pak se gjysma u dënua.

Sipas të dhënave nga Avokati i Popullit, prej vitit 2018 e deri më tani janë administruar 23 ankesa në fushën e krimeve seksuale ndaj të miturve, 20 prej të cilave me nismën e vetë institucionit, 2 nga shoqëria civile dhe 1 nga vetë fëmija i abuzuar.

Trendi shqetësues vijoi edhe në 9 muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, 16 persona u proceduan për abuzim me të mitur. Ndërsa me shumë shqetësim shihet edhe rehabilitimi i viktimave të dhunës seksuale.

Në Shqipëri 67 për qind e viktimave të krimeve seksuale janë të mitur nën moshën 14 vjeç, që është dhe kufiri ligjor për marrëdhëniet seksuale me konsensus, dhe në 81 për qind të krimeve seksuale në tërësi me të mitur nën moshën 18 vjeç, viktimat janë femra. Abuzuesit vijnë kryesisht nga shtresa të varfra të shoqërisë dhe me nivel arsimor tejet të ulët.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment