Krimi dhe korrupsioni i kanë zënë sytë, Rama ngre Institutin e censurës, si Enver Hoxha

0
134

“Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur themeli të edukatës e mirësjelljes qytetare, që çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!”, shkruan Rama në Facebook.

Shefi ia ka drejtuar gishtin medias për rrënimin e edukatës në Shqipëri. Dikush duhet t’i kujtojë Ramës çfarë ndodh çdo të enjte në parlament-tragjedi-komedinë. Fyerje banale, sharje, ofendime , aq sa të rinjë justifikojnë fjalorin e tyre: Kur falsin ashtu ata aty, pse mos ta mbushim gojën edhe ne mirë e më mirë.

“Në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje. I cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër Shpifjes.Kazanpolitika dhe kazanmedia, s’mund ta kthejnë Shqiperinë në kazan. Shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t’i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësitë e tyre. Çdo shpifje ndaj nesh, do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit.

Ngarkohet një grup pune, për përgatitjen e dokumentave të themelimit dhe funksionimit të Departamentit Antishpifje dhe Fondit të Edukimit. Këto struktura duhet të jenë operacionale, menjëherë pas kalimit në Kuvend të Paketës Antishpifje”, shkruan Rama.

Aq keq është kapur qeveria, sa s’po ka zgjidhje tjetër për hermetizimin e krimeve të saj.

Nuk po i pjell mediat përplasjet mes bandave, që po prodhojnë viktima çdo ditë.

Nuk i pjell media tenderat korruptivë, që po zhvasin shqiptarët dhe po mbushin xhepat e qeverisë.

Nuk i pjell media trafikun e drogës të përzierë me politikë që ka lënë pa fjalë edhe ndërkombëtarët.

Nuk pjell media skandalet që po shpërthejnë çdo ditë.

Nuk e pjell media marrëzinë me lojrat e fatit, për t’i çuar fitimet marramendëse në xhepin e Olsi Ramës.

Ndaj Rama në vend të çmontimit të të vërtetave me lajthitje duhet të shikojë përtej hundës së tij.

T’i fusë një ujë me presion vetes dhe qeverisë së tij, pastaj të ndëshkojë fjalën e lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here