Kris arma në Fier, plagoset një 35 vjeçar

0
153

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Fierit pasditen e sotme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” pas një konflikti të çastit.
I plagosur ka mbetur Marjus Rrapushi, 35 vjeç i cili ka marrë një plumb në këmbë. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.
Njoftimi
Rreth orës 17:30, në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here