Krishtlindjet dhe Antikrishti i Shqipërisë!

0
162

Nga Sali Berisha

Këtë vit, Krishtlindjet u kremtuan në kushtet e një pandemie, e cila njëlloj si një diktaturë, ka dhunuar jetën, shëndetin dhe liritë e dhjetëra miliona qytetarëve në mbarë botën dhe në Shqipëri. Por, besimtarët e krishterë shqiptarë dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera, i festuan këto Krishtlindje, përveçse në kushtet e pandemisë, edhe nën regjimin e një Antikrishti të vërtetë.
Ky bir mëkati, natën më të shumëpritur nga besimtarët e krishterë zuri për vete me orë të tëra, ekranet televizive, me trillime, gënjeshtra dhe mashtrime, për të shpëlarë krimet e veta dhe të të atit të tij xhelat, në vend që ato t’i kushtonin ato orë lindjes së Krishtit Mbret, profetit të të gjitha besimeve të mëdha të njerëzimit, ngjarjes më të madhe në historinë e qytetërimit perëndimor.
Edvin Kristaq Rama, si një Antikrisht i gjallë, në instinktin e tij atëror të urrejtjes së besimeve fetare, zgjodhi pikërisht natën e Krishtlindjes për të vendosur ndalim qarkullimi kastile për të penguar zhvillimin e Meshës në orën e lindjes së Jezusit-Mbret.
Ky kriptopagan, që në vitet e pushtetit ka për Zot dhe Hyjni vetëm paranë, ndërkohë që ndërhyri në orën e bekuar të Meshës së Lindjes së Hyjit, mbajti të hapura gjithë natën pubet e Arben Malavitës, miqve dhe pagatorëve të tij në mbarë vendin.
Në këto Krishtlindje, njëlloj si 42 vjet më parë, është aktuale thirrja e Papa Gjon Palit të Dytë -tani Shenjti Gjon Pali i Dytë, në Homelinë e Meshës së Tij Inagurale: “Be not afraid” (Mos u trembni)!
Prandaj dhe ju ftoj të tejkalojmë çdo frikë dhe të ngrihemi në lartësinë e guximit tonë dhe të shporrim më 25 prill, Antikrishtin shqiptar, Edvin Kristaq Hajdutin, pushteti i paligjshëm i të cilit është ngritur mbi dhunimin e votës, drogën dhe krimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here