Krishtlindjet vijnë me temperatura nën zero

0
141

E mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vetëm zonat malore të verilindjes ku do të ketë vranësira kalimtare.
Ajo që vlen për tu theksuar janë temperaturat në vlerat minimale dhe mëngjesi i ftohtë, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Në këtë mënyrë në relievet malore ato pritet të arrijnë deri në -4ºC (zona e Korçës dhe ajo e Dibrës) deri në 6ºC në zonat bregdetare ndërsa për kryeqytetin pritet një vlerë jo më e lartë se 3ºC.
Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 9ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato të ulëta e ato bregdetare.
Era pritet të fryjë e qetë me drejtim përsëri nga kuadrati i veriut por shpejtësi mesatare 1-7m/s. Përjashtim të lehtë bëjnë orët e mesditës ku përgjatë detit Jon era fiton intensitet deri në 12-15m/s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here