Kriza e Luftëtarit, humbet 0-1 me Flamurtarin

0
181

Është luajtur sot ndeshja mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, ku gjirokastritët kanë humbur me rezultatin 0-1 përballë vlonjatëve. Ka qenë një penallti e fituar nga Ramos, shkaktuar nga Çela, dhe shndërruar në gol nga Andi Ribaj ajo që i ka sjellë fitoren vlonjatëve.
Pas kësaj Luftëtari u mundua të barazojë ndeshjen, duke krijuar volum loje por ka qenë e pamundur . Flamurtari është qasur në mbrojtje për t’u munduar të shfrytëzojë kundërsulmet dhe mëgjithëse nuk ka arritur të dyfishojë, ka mbajtur portën e pastër për të marrë tre pikët në ndeshjen direkte mes dy ekipeve të fundit të tabelës.
Edhe pas humbjes së sotshme, gjirokastritët ruajnë vendin e nëntë, katër pikë më shumë se Flamurtari, që është në fund me vetëm 9 pikë të grumbulluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here