“Kriza” e Luftëtarit/Rapo del në stërvitje me Laçin , ekipit pritet t’i bashkohet dhe sulmuesi Fili

0
146

Ish Mesfushori 29- vjeçar i Luftëtarit Donald Rapo, duket se i është bashkuar Laçit . Mësohet se Luftëtari i ka kërkuar lojtarit që të heqë dorë nga pagat e prapambetura, në të kundërt nuk do t ’ i japë leje -kalimin.
Ndërsa Rapo ka hapur gjyq dhe pret që javën e ardhshme të marrë OK për shpalljen lojtar i lirë nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF .
Ditën e djeshme ai ka dalë në stërvitje në drejtimin e Armando Cungut, por gjasat janë që Laçit t’i bashkohet edhe një tjetër lojtar nga Luftëtari. Bëhet fjalë për sulmuesin Realdo Fili, i cili gjithashtu ka paditur klubin gjirokastrit dhe pret të dalë lojtar i lirë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here