Kriza ekonomike,me zor po mbyllin muajin!

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare realizoi një anketim që dha këto rezultate, 27% e shqiptarëve me zor e mbyllin muajin dhe nuk kanë para mjaftueshëm për ushqime. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq, krahasuar me vendet e rajonit. Gati 71% e të anketuarve deklaruan se nuk kursejnë dot, nuk heqin dot mënjanë para nga rrogat e tyre.Problem më të madh kanë qytetet e vogla kjo sepse mundësitë për të fituar të ardhura janë akoma më të kufizuara.Edhe në Gjirokastër situata paraqitet shqetësuese.Të ardhurat që fitojnë familjet gjirokastrite shkojnë për konsum dhe detyrime shtetërore.Një në tre familje është e zhytur në borxhe.Ndërsa pagat që marrin janë tepër të ulta në krahasim me detyrimet që i kanë shtetit dhe i paguajnë.Për të kursyer diçka mënjanë nuk bëhet fjalë ,është e pamundur.Familjet sot po mundohen të mbijetojnë duke mos arritur të mendojnë çdo bëhet të nesërmen me ta.Shqetësim më të madh kanë nëse një fatkeqësi iu bie në pjesë ,si do e përballojnë apo në rast sëmundjeje.Askush nuk mundet të bëjë kapital por e vetmja që u mbetet është të shtyjnë edhe një ditë më shumë nga jeta.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment