Kriza energjetike, Artan Fuga: Çfarë lidhje ka Roskoveci me Londrën e Milanon…

0
152

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pasi kryeministri Edi Rama deklaroi sot se një krizë energjetike sapo ka filluar, duke ndikuar në rritjen e çmimit të  karburanteve.

Fuga shkruan se nuk shpjegohet problemi shqiptar me dukuri globale, pasi struktura jonë e prodhimit është tjetër.

“Duhen reforma strukturore të ekonomisë dhe prodhimit. Ndryshe, kot, i kërkojmë qeverisë të kullandriset me ca burime financiare që i jep këtu dhe i heq aty. Mjerim i madh!”, shkruan Fuga në rrjetet sociale.

KOMENTI I PLOTË

Nuk është fatkeqësi natyrore ngritja e çmimit të gazit, energjisë elektrike dhe e naftës. Nuk është fare si tërmeti, si pandemia. Mos ngatërrojmë dukuritë ekonomike me ato natyrore.

Nuk shpjegohet problemi shqiptar me dukuri globale. Cfarë lidhje ka përshembull Rroskoveci me Londrën, Tokion a Milanon?

Struktura jonë e prodhimit është krejt tjetër. Ne prodhojmë domate, presh. Ata prodhojnë makina.

Por, kur prej dekadash ngremë problemin ore ne bijtë e Konti Kacikut jemi që ngrohemi me korrent, askush nuk ta vë veshin! Fut ndërto pa fund kate, merre popullsinë që dikur ngrohej hohoho me dru, në qytete si klientelë për qendrat e mëdha tregtare, dhe tani bërtasim : Fatkeqësiiiiiiiii natyroreeeeeee globaleeeeee, po vjeeeeeeen!

Cfarë do bëjmë tani? Hë! Të rrimë në shtëpi me pallto dhe dorashka! Apo do të vijnë orët e zgajtura pa drita e korrent e të kthehemi te qiriri! Po ashensorët t’i punojmë me ujë?

Për të qarë dhe qeshur!

Kur u rrit çmimi i energjisë, a eksportojmë energji elektrike ne apo rrimë kot? Dhjetfish t’a shesim!

Këto na tregoni se për të bërtitur : erdhiiiii kriza ! nuk është ndonjë zor!

Shpjegojmë Shqipërinë dje ekonominë e saj me bursat globale

Opozita është mbyllur krejtësisht në një mendim ekonomik formalist, jo ul taksën, jo buxhetI, jo ndihma! Do ta kuptojnë ndonjëherë se me mekanizma monetaristë ne nuk dalim kurrë nga qorrsokaku ku kemi hyrë.

Duhen reforma strukturore të ekonomisë dhe prodhimit. Ndryshe, kot, i kërkojmë qeverisë të kullandriset me ca burime financiare që i jep këtu dhe i heq aty.

Mjerim i madh!

Mirë qeveria që është ulur mbi një model ekonomik që e zhyt popullsinë në krizë dhe varfëri, po opozita çfarë ka që nuk ka program ekonomik për të nxjerrë Shqipërinë nga kolapsi por na propozon vetëm politikën e arnimeve financiare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here