Kriza politike/ Pas takimit me komisionerin, Basha flet për dy objektiva

0
137

Gjatë kësaj pasdite Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim mme komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, ku ka diskutuat mbi zgjidhjen e krizës së rëndë politike në Shqipëri.
Basha theksoi për mediat se komisioneri për Zgjerim e ka prezantuar me strategjinë e tij, të cilën ai dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht.
“Më prezantoi me strategjinë që do paraqes ai, strategji që unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht. Prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapja e negociatave, janë dy objektiva madhore, në harmoni dhe përputhje të plotë me njëri-tjetrin.
Mirëprita ndihmën e BE, që mundësoi dialogun politik për Reformën Zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim, të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt zgjedhjeve të lira, ku të zgjedhin qytetarët. Pa ndodhur kjo, nuk do të ndodhë asgjë, që do të çojë vendin përpara. Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do bëjmë gjithçka”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here