Kronika sipas Peçologëve! Nga Ylli Dylgjeri

0
252

Me nje ironi te holle ne faqen e tij ne facebook publicisti Ylli Dylgjeri ben nje paralelizem midis Shefqet Pecit dhe Termetit.

Ne fakt, ne Tepelene thone se emrin “Termet” familjaret ja kane vendosur djalit te tyre per respekt te “Komandantit” (Shefqet Peci) i cili gjate luftes e kish pseudonimin _”Termeti”.

Psh, kur pushkatohej ndonje partizan a partizane, thuhej, eshte  urdher i Termetit.  Pushkatohej ndonje ballist a nacionalist, thuhej eshte me urdher te komandant “Termetit”.

Por komandant Termeti (Shefqet Peci) sipas dokumentave arkivore del qe e kishte edhe vet doren te rende. Jane me qindra njerez te pa fajshem qe jane pushkatuar me doren e tij. Thone se komandant “Termeti” ai i luftes natyrisht, namin me pushkatime dhe terror e ka bere vecanerisht ne malesite e Mirdites pas luftes, gjate kohes qe luftonte grupet e reaksionit qe ishin cuar kunder instalimit te diktatures komuniste ne Shqiperi.

Por, edhe pse ‘demokracia” e gjeti gjalle ai beri nje burg formal per pak kohe, por nuk dha asnjehere llogari per krimet qe kishte bere si nje terrorist i vertete qe ishte.

Ja cfare shkruan Ylli Dylgjeri per dy Pecajt qe jane njeheresh edhe dy “Termetat” e Laberise:

Shefqet Peçit i hëngrëm pordhën,
Tërmet Peçit i hëngrëm këngën

(Kronika sipas Peçologëve)

…në ditët e fundit, në qelinë ku dergjej Shefqet Peçi u kujtuan të dërgojnë së fundi një prokuror. Çështja në ngarkim të të pandehurit Peçi po dilte nga afatet e gjykimit…

Dhoma e errët e qelisë mbante nën një copë leckë të lodhur trupin e cfilitur të plakut Hero Shefqet Peçi…
Hapet dera e hekurt dhe brenda në qeli hyn prokurori:
-I pandehuri Shefqet Peçi çohu!
I pandehuri pasi dëgjon urdhërin lëshon një zë të mbytur.
-Kush je ti…?
-Prokuroria jam!
-Çar do tiiii?
-Tët pyes…!
-Të më piesësh???
-Po!
I pandehuri e ngre pak kokën dhe flet:
Ma ha pordhen…!
Kaq.
Kështu u mbyll hetimi i fundit në demokraci i xha Shefqetit, pak kohë se të mbyllte sytë.

Do rridhnin vitet. Do ndroheshin pushtetet e vendi do të stabilizohej disi. Por dheu sërisht
u tund:
Tërmet! Tërmet! Tërmet!
Tellai hap fjalën :
Fitoi zgjedhjet Tërmeti. Kryetari i Ri i Bashkisë së Tepelenës eshte Tërmet…Peçi. Djali ynë. Gjaku ynë! Fisi ynë! Militanti ynë.
Ta gëzoje!
Kënga e mishi mbuloi Tepelenën:

Këndo Tërmet të lumtë goja
Fisit tonë nuk i del boja,
Le t’na heqin nga borderoja,
Ne s’na mbyllet kurrë goja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here