Kryemadhi: 9 kushtet e Bundestagut janë agjenda më e qartë për klasën politike

0
160

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas mbledhjes me frontin e bashkuar opozitar deklaroi për mediat se “9 kushtet e Bundestagut gjerman janë axhenda më e qartë dhe më e kthjellët për klasën politike shqiptare”.

“Ajo që duhet të theksojmë dhe që është shumë e vërtetë është që shkaktari i gjithë kësaj situate të degraduar dhe që po largon çdo ditë e më shumë vendin nga BE është kryeministri Rama, i cili është ai që duhet vendosur përballë gjithë përgjegjësisë. Kushtet e Bundestagut e kanë bërë shumë të qartë, Maqedonia ishte shteti i cili u ndëshkua për shkak të mosecjes së reformave të qeverisë shqiptare, ku një nga pikat kryesore janë 9 kushtet e Bundestagut dhe pjesa tjetër është moslëvizja dhe mosreagimi i qeverisë shqiptare për kushtet e një viti të mëparshëm të vendosura përsëri nga BE-ja. Ajo që dua t’ju them dhe që është shumë e rëndësishme është fakti se ne kemi bërë hapin e parë ku kemi propozimet tona për sa i përket reformës zgjedhore sepse pa reformë zgjedhore nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, gjë që e thotë sërish BE-ja. 

Pa zgjidhjen e krizës politike shqiptarët nuk mund të kenë asnjë mundësi për t’u integruar dhe jo vetëm për të krijuar sigurinë e jetës së tyre, por për klimën e biznesit, për krijimin e klimës së besueshmërisë për realizimin e të gjitha reformave”, deklaroi Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here