Kryemadhi akuza të forta ndaj Ramës: Je injorant, librin e aritmetikës e ke mbyllur që në klasë të katërt

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, ka akuzuar ditën e sotme kryeministrin se ai ka dalë në mbrojtje të oligarkëve të tij. Kryemadhi e akuzon Ramën se është një “kryeministër injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur që në klasën e katërt fillore”.

“Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë okigarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës. Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk. Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij”, shkruan Kryemadhi në statusin e saj në FCB.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment