Kryemadhi nga Gjirokastra: Qeveria Rama ka rënë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Gjirokastra akuzoi sërish qeverinë dhe kryeministrin Rama për lidhje me krimin dhe blerje të votave.

Kemi një qeveri që përfaqëson 4 familjet mafioze siç e ka thënë dhe ambasadori Lu. Përfshirja e Tahirit në veprimtari kriminale është një gjë e rëndë jo vetëm për qeverinë, por edhe për ne dhe të gjithë shqiptarët. Ne jemi për herë të parë në histori jemi në një situatë ku qeveria ka rënë moralisht dhe politikisht, nuk funksionon.

Shqiptarët janë ndërgjegjësuar dhe kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur. Shqiptarët ia kanë dhënë disa herë shansin Ramës, por politika nuk ua dha asnjëherë shansin shqiptarëve që të shkëputen nga ky tranzicion.

Shqipëria i vetmi vend ish-komunist në Europën Lindore që është ende në tranzicion. Unë besoj te LSI dhe te ju. Edhe pse grua dhe nënë me detyrime familje, dua që misionin që më kanë ngarkuar ta çojmë deri në fund-deklaroi Kryemadhi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment