KRYEMINISTRI EDI RAMA ESHTE I VETMI PËRGJEGJËS PËR GJITHCKA NDODHI NE BULARAT

0
189
Per ngjarjet e Bularatit ka reaguar ne faqen e tij ne facebook edhe kryetari i Partise Demokratike Gjirokaster Roland Bejko i cili ben pergjegjes per gjithcka ka ndodhur aty kryeministrin e vendit, z.Edi Rama.

Roland Bejko per ngjarjen e Bularatit:

Maskaradën e turpshme sot në Bularat me thirrjet raciste antishqiptare e kemi peshqesh nga vetëm një njeri.
Ai quhet Edi Rama!

Prandaj jam shprehur që ditën e parë se vrasja e atij deliranti duhej shmangur me çdo kusht, pikërisht se nuk donte shumë për ta marë me mend se cili do të ishte reagimi i ekstremistëve antishqiptarë në të dy anët e kufirit në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve të tyre.

Edi Rama përveç detit që ju fali (sipas Kotcias), ju fali ekstremistëve anakronikë një “hero” që deri para disa ditësh nuk e kishin.

Vlen të përshëndeten qëndrimet korrekte të personaliteteve politike greke, qeverisë Greke dhe mediave seroize në Greqi për ngjarjen.

Dy popujt tanë kanë nevojë të jetojnë në harmoni dhe bashkëpunim të thellë ekonomik, kulturor, politik, dhe social. Kanë nevojë për një marrëdhënie normale.

Asnjë qytetar shqiptar apo grek qoftë nuk ja pati borxh krijimin e tensioneve të panevojshme të karakterit racist dhe nacionalist një aventurieri të papërgjegjshëm dhe delirant si Edi Rama që sot ka fshehur kokën në rërë, ndërsa ditën e vrasjes u krekos me fudullëk si gjeli majë plehut.

Kjo histori që u mor lehtë nga Kryeministri shqiptar Edi Rama me sa duket nuk do të mbarojë me kaq, por siç kanë njoftuar egërsirat e “Agimit të Artë” do ketë hakmarrje, që do të thotë se potencialisht një shqiptar do bëhet viktimë e hakmarrjes, pra do ketë pasoja të rënda në vazhdim.

Nuk dua të bëj Kasandrën, por uroj që asnjë shqiptar të mos humbasë jetën në Greqi si shenjë hakmarrje për atë djalin nga Bularati.

Kjo situatë kërkon të trajtohet me maturi dhe mençuri për të mos u agravuar më tej.
Modeli më i mirë është ish ministri i jashtëm Thedhoros Pangallos dhe ish ministri i kulturës se Greqise.

Shqipëria dhe Greqia meritojnë të kenë në krye burra të mençur të tipit Robert Schouman dhe Konrad Adenauer si Franca dhe Gjermania pas Luftës së II Botërore që mundën të pajtonin dy popuj që u viktimizuan si askush tjetër në dy luftra të tmerrshme botrore ku humbën jetën miliona njerëz të pafajshëm.

Shpreh neverinë dhe përbuzjen time për të gjithë ata që bashkuan zërin e tyre me korret raciste të ekstremistëve që kërkonin gjak shqiptari. Turp për ta!

Respekt për ata minoritarë që u distancuan nga kjo maskaradë e turpshme të gjendur në Bularat vetëm për ceremoninë mortore dhe për asgjë tjetër më shumë.

Qytetarët shqiptarë për këtë rast duhet të tregojnë maturi dhe tolerancë. Ekstremizmat që vijnë nga Greqia nuk luftohen duke shtuar dozat e ekstremizmit shqiptar.
Shqiptarë e minoritarë meritojnë bashkëjetesë paqësore. Shqiptarë e grekë meritojnë paqe dhe bashkëpunim.

Shteti ligjor të veprojë ndaj shkelësve të ligjit dhe rendit publik në Bularat dhe në rrugën nacionale. Qeveria shqiptare tju ndalojë në të ardhmen hyrjen në territorin shqiptar të ekstremistëve qofshin dhe deputetë a eurodeputetë.

Uroj të mos kemi më ngjarje të tilla. Sa janë vrarë gjermanët me francezët për territore, për Alsas -Lorenën, por sot spo ja ndien më kujt për ato territore. Ata kanë hapur kufijtë, zhvillijnë ekonominë, kanë siguruar mirëqënie të lartë për qytetarët e tyre dhe jetojnë në paqe absolute.
Ky është modeli që na duhet në Ballkan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here