Kryeministri i Spanjës premton të lehtësojë masat kufizuese për fëmijët

0
177

Prurë në shqip nga Ejvlana Skënderi/

Fëmijët spanjollë janë mbajtur në shtëpi që nga 14 marsi, nën masa të rrepta për të ulur përhapjen e Covid-19.

Tani kryeministri Pedro Sanchez ka për qëllim të lehtësojë rregullat në 27 prill që ata të mund të “marrin ajër të freskët”.  Kryetarja e bashkisë së Barcelonës Ada Colau, e cila është vetë nënë, ka kërkuar këtë javë nga qeveria të lejojë fëmijët të dalin jashtë. Spanja ka më shumë se 20,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë dhe gati 200,000 raste të raportuara. Në një intervistë ditën e shtunë, kryeminsitri Sanchez tha që Spanja i ka kaluar momentet më të këqija të pandemisë. Por, ai shtoi se do t’i kërkonte parlamentit që gjendja e emergjencës së Spanjës të zgjatet deri në 9 maj, pasi arritjet janë ende të pamjaftueshme dhe për më tepër të brishta dhe se nuk mund të përmbyset gjithçka nga vendime të nxituara.

Trysnia në rritje për të lehtësuar izolimin

Analizë nga Guy Hedgecoe , korrespondente e BBC Madrid

Shifrat e fundit të vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë duket se po bien që nga fillimi i këtij muaji kur vendi regjistronte deri në 1000 vdekje në ditë. Gjithashtu, duket se numri i rasteve me koronavirus janë stavilizuar. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar që shifrat mund të jenë jo të sakta për shkak të vonesës në raportimin e të dhënave nga autoritetet lokale.

Ka patur një rritje të presionit social dhe politik ndaj kryeminsitrit për të lejuar veçanërisht fëmijët të dalin jashtë. Lideri i opozitës Pablo Casado ka postuar se fëmijët kanë më shumë se një muaj në izolim.

Megjithatë, sipas një sondazhi, 59% e personave të pyetur thanë se izolimi duhet të qëndrojë ashtu siç është momentalisht. 410 vdekje u raportuan sot, më pak se ditën e djeshme. Qeveria ka lejuar disa nga punonjësit jo-thelbësorë të rikthehen në punë si ndërtimi apo prodhimi që të hënën e kaluar. Gjithsesi, masat shtrënguese kryesore do të qëndrojnë, me të rriturit që lejohen të shkojnë vetëm në supermarkete dhe farmaci ose në punë thelbësore. Fëmijët janë ndaluar të dalin jashtë shtëpive tërësisht.

Koalicioni Spanjoll për të Drejtat e Fëmijëve kanë paralajmëruar për probleme mendore dhe fizike për fëmijët si pasojë e këtyre masave dhe kërkoi për djemtë dhe vajzat të lejohen të kenë aktivitet fizik jashtë.

Vende si Danimarka ka filluar hapjen e shkollave për fëmijët nën 11 vjeç, ndërsa Norvegjia ka vendosur të rihapë kopshtet të hënën. Gjermania do të rihapë disa nga shkollat në 4 maj. Suedia i ka mbajtur hapur shkollat gjatë gjithë kësaj periudhe. Sidoqoftë, asnjë nga këto vende nuk është goditur aq keq nga virusi sa Spanja.

Prej të hënës të javës tjetër, fëmijët do të lejohen të dalin jashtë, deklaroi kryeministri, por se ende nuk është vendoru për mënyrën e organizimit dhe se duhet të jetë i kushtëzuar për të shmangur infektimin. “Propozimi është që nga data 27 prill fëmijët do të kenë mundësinë të dalin jashtë prej shtëpive një herë në ditë.” – tha kryeministri pa e specifikuar për sa kohë do të zgjasë kjo. Kryeministri Sanchez tha që do të diskutojë detaje të lehtësimit të masave shtrënguese me liderët rajonalë dhe duke ndjekur këshillat e pediatrëve. Raportet thonë që masat lehtësuese do të jenë vetëm për fëmijët nën 12 vjeç, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Burimi: https://www.bbc.com/news/world-europe-52341728

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here