Kryeprokurori i ri/Berisha e paralajmëroi muaj më parë

0
156

Në 19 mars 2019, ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook, deklaroi se zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm është e planifikuar, dhe sipas tij gara nuk do të jetë e ndershme.

Berisha paralajmëronte para 9 muajsh se favorit është Olsian Çela, që është dhe djali i tezes së Ina Ramës.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në 19 mars 2019:

Krye, krye kreu i Meduzes, Edvin Kistaq Urrejtja zgjodhi sot zedhenesin e tij ne institucionin e akuzes!

Miq, sot Kunat KLP vendosi per te zgjedhur zedhenesin e Rames per institucionin e akuzes. Per te realizuar kete, Kunat KLP, jashte çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot qe te perjashtohen nga gara te gjithe kandidatet per kete post qe nuk kane mbrojtur doktoraturen.

Miq, ky eshte kriter unikal ne bote. Ky kriter akademik vendoset vetem per vendet e hapura per drejtim katedrash apo institucionesh akademike kerkimore shkencore.

Burimet nga Kunat KLP njoftojne se kete kriter e ploteson Kunati ne krye te KLP, ndrikull Ina Rama dhe tezaku i saj Olsi Çela.

Tani emrin e zedhenesit te krye, krye kreut te Meduzes gjejeni vet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here