Kryetari i opozitës Basha në Washington në Konferencën VIII Transatlantike

Nje jave tejet intensive e mbushur me takime e shkembime te shumta ne Washington ne kuader te konferences se VIII Transaltantike organizuar nga Martens Centre (Fondacioni zyrtar i PPE anetar i te cilit eshte dhe Fondacioni per Liri dhe Demokraci), Instituti Hudson si dhe Instituti Republikan Nderkombetar.

Te nderuar qe nder folesit e shumte prestigjioze, nderhyri dhe Kryetari Basha mbi temen e bashkepunimit transatlantik ne kuader te NATO-s.

Shqiperia nuk eshte nje vend qe prodhon vetem skandale por mund te jete nje burim dinjiteti nese i sherbehet me pasterti, idealizem e kembengulje.

Anetaresimi ne Nato eshte nje nder arritjet madhore shekullore per te cilin duhet te krenohemi te gjithe pa perjashtim. Por nje arritje qe do te ishte e pamundur pa investimin kurajoz te qeverise demokrate gjate viteve 2005-2013.

Shantazhimi i shpeshte i partnereve tane euro-atlantik gjate viteve te fundit, se nese nuk hapen negociatat Shqiperia do te shohe drejt lindjes, eshte ne kundershtim me investimin & identitetin tone shekullor perendimor.

Cdo nisme ne kete drejtim qe kerkon te na largoje nga historia jone, do te perbente nje akt tradhetie kombetare ndaj popullit shqiptar.

Diaspora shqiptare ne Shba dhe Europe ka detyrimin moral qe te mbaje nen presion qeverisjen shqiptare qe dicka e tille te mos ndodhe kurre, nderkohe qe opozita do te vazhdoje me cdo mjet te luftoje ne sherbim te vlerave demokratike perendimore qe jane ne burim te vete themelimit te forces sone politike ne vitet 90.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment