Kryetari i PEISH deputetit Golemi: Leri intervistat dhe elozhet për drejtorët e tu, por jepi zgjidhje problemeve që prodhoi koha e keqe

0
140

Kreu i PEISH për Gjirokastrën Gramoz Braho ka denoncuar shfaqjet në publik të deputetëve socialistë të Gjirokastrës gjatë situatës emergjente duke mos u dhënë zgjidhje problematikës por vecse po e politizojnë këtë moment delikat.

Në një status në rrjetin social FCB, zoti Braho si nenkryetar i Keshillit Bashkiak te Gjirokastres, i ka bërë thirrje deputetëve të maxhorancës që mos të mburrin dhe thurrin elozhe për drejtorët e Rilindjes por t’i japin zgjidhje problemeve. Nuk mjaftojnë intervista dhe foto në rrjetet sociale por zgjidhje dhe organizim konkret-është shprehur Braho.

Braho ka qenë goditur direkt ndonëse jo nominalisht deputetin socialist të Gjirokastrës Flamur Golemi i cili mesditën e sotme sipas Channel 7, nuk ka folur fare për situatën katastrofale që ka prodhuar moti i keq, por vetëm ka mburrur drejtorët.

Postimi i plotë i kryetarit të PEISH Gramoz Braho.

Situata e krijuar në qytetin e Gjirokastrës është e vështirë për gjithë qytetarët. 
Shoh që edhe me këtë situatë po bëhet politikë dhe për më tepër pozita!
Nuk është e nevojshme për shumë fjalë por për zgjidhje të situatave, organizimin dhe ndërgjegjësimin dhe të qytetarëve, në fund të fundit ç’do person nëse do pastronte minimalisht territorin përpara banesës së tij qoftë edhe 20 minuta situata do ishte edhe më mirë!
Shumë rrugë periferike të qytetit janë të vështira të kalohen por do ishte mirë të angazhoheshin edhe antarët e këshillit bashkiak për të organizuar minimalisht komunitetin ku jetojnë kjo do sillte më shumë sensibilizim dhe një qytet më të sigurt. Të nderuar jo vetëm për fushata por edhe për situata të tilla duhet të jemi më pranë me qytetarët. I bëj thirrje dhe deputetetëve të pushtetit jo vetëm ta vëzhgojnë terrenin me strukturat lokale dhe të thurrin elozhe për drejtoritë por ti japin dhe zgjidhje problemeve, jo vetëm intervista dhe foto në rrjetet sociale por zgjidhje dhe organizim konkret. Jo vetëm rrugët kryesore por te bashkrendojnë punët me pushtetin lokal dhe ç’do organizëm tjetër institicionale. Kur shikoj se z.Prefekt së bashku me deputetin e qarkut thjesht dalin për foto kjo s’më duket e drejtë, jo si përfaqësues por së pari si qytetar i këtij vendi, kur ata flasin për problemin dhe shumë njerëz e kanë të vështirë të dalin nga shtëpia, kjo është ironike!
Në ditë të tilla nuk është momenti për fushatë as për të hedhur topin sa në një krah në tjetrin por ti përvishemi punës për një qytet më të sigurt!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here