Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Denoncon

Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho ne nje postim ne FB denoncon zyren e punes ne Gjirokaster. Ja si shprehet ai:

Institucionet shtetërore në Gjirokastër vazhdojnë të diskriminojnë pakicën Egjyptiane në Shqipëri.
Zyra të cilat bëjnë me dashje identifikimin e kësaj pakice si duan dhe kur duan pa pyetur askënd dhe pa lexuar apsolutisht as edhe një ligj për sa u përket pakicave. Po ju bëj me dije se nga informacioni që kemi marrë te zyra e punës në Gjirokastër rezulton se për muajin Janar 2018 janë rregjistruar 105 persona të komunitetit Egjyptian me arsim 9-vjeçar dhe pa arsim dhe po këtë muaj janë punësuar 5 persona me arsim të mesëm. Mesa duket jo vetëm që ky institucion paska tagrin të evidentojë si të dojë këtë pakicë por u jep dhe diploma kur i punëson.
Kërkoj publikisht nga mediat rrjetet sociale nga institucionet përkatëse nga ndërkombëtarët të shikohet në mënyrë emergjente ky problem.
Nuk lejojmë të shkelet dinjiteti i pakicës kombëtare!

Fotografia e Gramoz Braho
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment