Kthjellime dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore.

Në fakt pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojnë mot të kthjellët por të ftohtë në Europën Veriore dhe Qendrore.

Po ashtu me mot të kthjellët dhe relativisht të freskët mbetet rajoni i Ballkanit dhe Europa Jugperëndimore. Ndërsa me vranësira dhe shira mbeten Brigjet e Italisë dhe Greqisë.

Po ashtu Europa lindore prej ditës është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment