“Ku është ai i ziu mër?” Rama tregon hapur racizmin ndaj romëve në Laç

0
125

S’kanë fund bëmat e Kryeministrit ,gjatë takimit me banorët të cilëve iu janë dëmtuar banesat nga tërmeti i 26 nëntorit. Ditën e sotme kreu i qeverisë ka qenë në qytetin e Laçit, ku është takuar me disa prej banorëve.
Ai është përshëndetur me banorë të komunitetit rom dhe ka dëgjur problemet e tyre. Teksa njëri prej banorëve i kërkonte një strehë, Rama i thotë se ai i do shumë banorët e këtij komuniteti, pasi ata bëjnë jetë dhe nuk ankohen asnjëherë.
Por, ndërsa njëri prej qytetarëve i kërkonte një dhomë hoteli për nënën e moshuar 82-vjeçare, pasi gjeti çelësin e një dhome, Rama nisi ta kërkojë burrin duke e cilësuar “i ziu”. Një fyerje dhe racizëm i hapur është konsideruar ky fjalor i kryeministrit ndaj pjesëtarëve të komunitetit që thotë se i do aq shumë.
Pjesë nga biseda:
Burri: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.
Rama: Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.
Burri: Po s’na i japin ne shtëpitë me qera.
Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kusht që do të ta japë prapë ty me qera.
Burri: Vëre dorën në zemër edhe për romët
Rama: Sa i dua unë romët s’i do njeri. Ju keni zemrë të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.
Burri: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën.
Burri largohet dhe më pas Rama e thërret që t’i japë çelësat e hoteli
Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?
Burri vjen dhe kryeministri i jep çelësat e hoteli për nënën e tij!
Burri: Faleminderit shumë
Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here