Ku shkojnë taksat e qytetarëve?/ Ndotja nga mbeturinat problem në Gjirokastër

0
258

Ndotja e mjedisit nga mbeturinat është një nga problemet më shqetësuese për banorët në Gjirokastër. Në rubrikën “Ti denoncon” në @jugunews.net, ka mbërritur nga një qytetar një mesazh ku ky i fundit denoncon me foto ndotjen e mjedisit në lagjen 18 Shtatori . Koshat e mbeturinave sipas tij qëndrojnë me ditë të pa pastruara duke shkaktuar erëra të pakëndshme dhe rrezik për përhapje infeksionesh . Pyetja që ai shtron është : Ku shkojnë taksat që paguajmë ku shërbimet mungojnë?

Mesazhi si mëposhtë:

Përshëndetje jugu news jam një banor i lagjes 18 shtatori pas shkollës Koto Hoxhi po ju dërgoj disa foto se si i len plehrat këtu në lagjen time vajtën thuajse 3-4 ditë që nuk i heq njeri i njëjti avaz ndodh gjithmon këtu e në çdo lagje të qytetit një pyetje kisha ? Ku shkojnë lekët e taksave te pastrimit ??

(Poshtë pallatit mbeturinat e grumbulluara)

© jugunews.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here