Kufijtë në BE mbeten të hapur, çertifikata e vaksinimit e parakohshme

Masa shtrënguese më të rrepta, por kufij që do të mbeten të hapur. Është ky rezultati i një videokonference të realizuar nga liderët e BE-së të enjten në mbrëmje. Burime diplomatike kanë cituar për Ansa se konferenca ka dalë në përfundimin, që kufijtë mes vendeve të mos mbyllen.
Ndërkohë diskutimi për përdorimin e çertifikatës së vaksinimit anti Covid, si kusht për të udhëtuar duket i parakohshëm në këtë fazë dhe ndoshta ky përdorim do të ishte i papërshtatshëm.
Nga ana tjetër, kjo u jep personave idenë e gabuar se mund të udhëtojnë të sigurt në momentin që vaksinohen, ndërkohë që në të vërtetë ata mund të jenë transmetues të virusit. Gjithashu krijohen probleme etike dhe të mbrojtjes së të dhënave personale.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment