Kujt i Mbeti Dopio Gjashta?

0
157

Nga Ilir Gjini/
Lëvizja e fundit e kreut të opozitës Basha për hapjen 100% të listave , ka lënë të surprizuar përveç kundërshtarit të tij polititik edhe deputetët e “maxhorancës” që të veshur mbajnë qyrkun e opozitës parlamentare. Të kapur gafil pas hapjes totale të listave që ishte kali i betejës së Murrizit & Co, Basha ja dogji jo me shfaqe groteke ku hapin vetëm fundin e listës sa për të larë gojën, por me hapje reale.
Pas garës së hapur në PD për të votuar kandidatët për deputet nga strukturat partiake, kjo lëvizje për hapjen totale të listave, ka lënë pa fjalë edhe nismëtarët e “Lëvizjes Thurje” që pasi mbodhën plot 50.000 firma për hapjen e listave te thurura nga kryetarët, nuk po gjejnë kohë të shthurin përpjekjet e K/ministrit për rrëmbimin e zgjedhjeve përmes ndryshimit të Kushtetutës me opozitën e opozitës, që me rolin opozitar e lidh vetëm qyrku. Të përjashtur nga radhët e opozitës që hoqi dorë nga të gjitha privilegjet e qënies deputet, opozitarët e “qyrkut” kanë mbetur si “Lipe Shtogu” pas listës së maxhorancës, ndaj po përpiqen të marrin maksimumin nga afati një vjeçar që u ka mbetur, deri sa emri do t’i kujtohet vetëm në rubrikat gazmore ose në kurset e analfabetizmit.
Nëse deri tani maxhoranca fshihej pas opozitës së parlamentit që donte hapje të listave, me lëvizjen e fundit opozita reale ja la në dorë dopio gjashtën, që ta shohin jo vetën shqiptarët, por edhe Ambasadorët që u përpoqën kaq shumë për të mbajtur gjallë dordolecët e opozitës parlamentare, se çfarë fshihet pas përpjekjeve për ndryshim të Kushtetutës. Të gjithë duhet të humbasim diçka tha Kryeministri?! Po a nuk ishte opozita që hoqi dorë nga një kërkesë e saj për qeveri teknike tre muaj para zgjedhjeve? E ka dhe Maqedonia fqinje qe nuk ka 15 kushte për të plotësuar! Pasi zotëron 100% Parlamentin, Bashkitë, Pallatin e shtrembër të Drejtësisë dhe Tv-të kombëtare, tani duhet t’i heqim opozitës edhe të drejtën për të bërë koalicione? Pra të ndryshojmë Kushtetutën në një Parlament gjysmak që më shumë ngjan me shoën “Portokalli” se sa me Kuvendin e Popullit?!
Pushteti i Pestë
Në gjithë vendet demokratike ne ujrat e të cilave me varkë të çarë po përpiqet të lundrojë edhe “Rilindja” pushtet janë katër: Parlamenti, Qeveria, Gjyqësori dhe Media. Në atdheun tonë të dashur janë pesë, aq sa është nota kaluese në shkollë. Pushteti i Pestë që “de facto” që është edhe më i rëndësishmi, është ai i Ambasadorëve. Janë këta të fundit që të japin notën kaluese për zgjedhjet, reformën në drejtësi apo edhe për “reformat në parti”. Ishte ambasada e “Rrugës së Elbasanit” ajo që nuk e pa përdhunimin e Kushtetutës me shembjen e Teatrit! Po tani që po shemben muret e Kushtetutës a do reagojë përsëri me ndonjë status me lule? Topi tani nuk është te “miku” i saj Luli, po te proto miku Rama. I mbetet zonjës Kim si kumbare e reformës zgjedhore ta gjuaj!
Ps. Katër pushtetet janë në xhep të K/ministrit. Po i Pesti?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here