Kulla e famshme 160-vjeçare, Big Ben, do të jehojë sërish!

0
156

Kulla e famshme 160-vjeçare, Big Ben, do të jehojë sërish, këtë herë mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Mesnatën e 31 dhjetorit, akrepat e orës do të rivihen në lëvizje, për të shënuar edhe nisjen e Vitit të Ri, pas përfundimit të restaurimit të saj.
Elizabeth Tower, siç u quajt zyrtarisht struktura për nder të 60-vjetorit të mbretërisë së Elisabeth II, me 96 metrat e saj është një nga kullat më të famshme në botë, dhe simbol i shtetit britanik.
Kulla iu nënshtrua për muaj me radhë punimeve për rimëkëmbjen e saj. Që në mars, skeleti i saj u hoq për t’u pastruar dhe riparuar e për t’i kthyer “Big Benit” të famshëm, lavdinë dhe ngjyrat e dikurshme.
Por punimet për restaurimin nisën që në vitin 2017 dhe prej asaj kohe, Big Beni ishte në qetësi ndërsa britanikët ishin mësuar të dëgjonin kambanat e saj, kur në vend lajmëroheshin lajme të rëndësishme. Parlamenti britanik bëri të ditur se përpara mbrëmjes së ndërrimit të viteve, do të kryhen disa testime.
Gjithsesi, edhe pse nga mesnata e 31 dhjetorit dhe 1 janarit, Big Ben do t’i rikthehet funksionimit normal, puna totale për restaurimin e saj do të përfundojë në 2021-shin pasi është pjesë e programit të restaurimit të të gjithë godinës së parlamentit në Londër, me vlerë 4 miliard paund apo 5.2 miliardë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here